Thursday, August 20, 2026
HomeLajmeKosovëPacolli: Vazhdon pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit

Pacolli: Vazhdon pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se po vazhdon pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit, me synim rikthimin e kësaj hapësire në gjendjen që e meriton. Ajo ka bërë thirrje për mbrojtjen e natyrës, mbajtjen pastër të burimeve të ujit dhe ruajtjen e pasurisë natyrore për brezat e ardhshëm.

“Gjithçka pastër në Liqenin e Radoniqit Pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit po vazhdon, për ta rikthyer këtë hapësirë në gjendjen që e meriton. ​Ta mbrojmë natyrën e bukur të Kosovës, t’i mbajmë të pastra burimet e ujit dhe ta ruajmë pasurinë tonë natyrore për brezat që vijnë”, ka shkruar Pacolli në Facebook

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram