Friday, August 21, 2026
HomeLajmeKosovëFluks i shërbimeve emergjente

Fluks i shërbimeve emergjente

Në Qendrën Emergjente të QKUK-së vazhdojnë të pranohen raste të shumta pacientësh me lëndime, por edhe raste të tjera të rënda urgjente. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë pranuar dhe trajtuar 318 raste.

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në QKUK si pasojë e lëndimeve me armë zjarri.

Të dy këto raste të rënda janë në mesin e 318 pacientëve të pranuar dhe të trajtuar nga Qendra Emergjente e QKUK-së.

Sipas raportit 24-orësh nga Klinika Emergjente e QKUK-së, rastet e trajtuara kanë të bëjnë me lëndime si pasojë e aksidenteve, gjuajtjeve me armë zjarri, ndërsa është shënuar edhe një rast helmimi.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, mbi 62 mijë pacientë kanë kërkuar ndihmë në këtë klinikë. Ai tregon për rastet që më së shpeshti kërkojnë trajtim në Klinikën Emergjente.

“Rastet që dominojnë janë ato me sëmundje kardiovaskulare, por në tremujorin e fundit kemi edhe rritje të rasteve me lëndime dhe politrauma, duke filluar nga aksidentet në komunikacion, lëndimet në vendin e punës, si dhe lëndimet nga armët e ftohta dhe të nxehta. Ndërsa, kemi pasur edhe dy persona të lënduar me armë zjarri”, tha Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente.

Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat e QKUK-së janë realizuar edhe 26 pranime për trajtim, ndërsa është regjistruar edhe një rast i vdekjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram