Saturday, August 22, 2026
HomeLajmeKosovë10-vjeçari plagoset aksidentalisht nga vëllai në Podujevë

10-vjeçari plagoset aksidentalisht nga vëllai në Podujevë

Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga vëllai i tij i mitur në Podujevë, gjatë manipulimit me një armë automatike AK-47.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:00. I mituri dyshohet se kishte marrë armën dhe, gjatë manipulimit me të, kishte shkrepur një fishek që ka goditur vëllain e tij 10-vjeçar.

Fëmija i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe, sipas Policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në shtëpi, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një karikator me 20 fishekë, të cilat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Departamentit për të Mitur, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram