Roja bregdetare dhe marina e Indisë po kërkojnë 22 anëtarë të ekuipazhit të zhdukur pasi një transportues mallrash u fundos në bregun lindor të vendit , ndërsa dy marinarë kinezë janë shpëtuar, tha një zyrtar indian.
Sipas marinarëve të shpëtuar, anija me flamur të Panamasë u mbyt të premten dhe u fundos brenda tetë minutash , duke e detyruar ekuipazhin ta braktiste anijen me nxitim, tha për Reuters drejtori i përgjithshëm i Administratës Detare Indiane.
Siç shpjegoi ai, shanset për të gjetur gjallë 22 anëtarët e ekuipazhit të zhdukur janë ulur ndjeshëm pasi kanë kaluar më shumë se 12 orë që nga aksidenti , por operacionet e kërkimit po vazhdojnë.
Roja Bregdetare Indiane njoftoi se anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të anijes Ocean Winner përfshijnë 18 kinezë, 3 shtetas të Mianmarit dhe një shtetas të Bangladeshit .
Anija “Ocean Winner” po transportonte xeheror hekuri me destinacion Kinën . Ajo u nis nga porti i Paradipit në shtetin lindor indian të Odishës të premten, sipas një raporti paraprak nga Administrata Detare Indiane.
Anija mallrash u fundos për një arsye aktualisht të panjohur kur ishte afërsisht 240 milje detare larg portit.
BRE

