Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident komunikacioni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Në mesazhin e ngushëllimit, Sindikata ka shprehur solidaritet me familjarët, të afërmit, miqtë dhe kolegët e të ndjerit, si dhe me të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të punonjësit policor Altin Kryeziu, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksidentin e komunikacionit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh familjes së të ndjerit, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ngushëllimet më të sinqerta.”
Sindikata ka vlerësuar kontributin e Kryeziut në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës së tij zyrtare.
“Në këto çaste të dhimbjes së thellë, shprehim respektin tonë për jetën dhe kontributin e të ndjerit në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare, duke ndarë dhimbjen me familjen dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë.I paharruar qoftë kujtimi për të ndjerin Altin Kryeziu”, ka shkruar Sindikata e Policisë së Kosovës.

