ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e hënë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime, dhe alternime vranësirash në zonën lindore në mesditë deri pasdite.
Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu vetëm në relievet malore në lindje e jug, ndërsa pjesa tjetër e territorit pa reshje.
Era do të fryjë drejtim kryesor jugperëndim –verilindje me shpejtësi deri 8m/s, dhe valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.


