Tuesday, August 25, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku: Kryeziu i shërbeu Kosovës në ndërtimin e institucioneve demokratike

Abdixhiku: Kryeziu i shërbeu Kosovës në ndërtimin e institucioneve demokratike

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se me vdekjen e veprimtarit, Eqrem Kryeziu, u humb një shërbyes i përkushtuar i institucioneve të Kosovës.

“Profesor Eqremi ishte pjesë e brezit themeltar të LDK-së dhe bashkudhëtar i palëkundur i Presidentit Rugova. Për më shumë se dy dekada udhëhoqi Degën e LDK-së në Prizren, shërbeu si nënkryetar i parë i LDK-së, deputet e kryetar i Komunës së Prizrenit në vitet e para e më të vështira të lirisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Abdixhiku tha se Kryeziu ishte profesor, intelektual e veprimtar politik me mendim të lirë, fjalë të drejtpërdrejtë dhe karakter të veçantë.

“LDK-së i dha vite të tëra angazhimi, besnikërie dhe shërbimi; Kosovës i shërbeu në arsim, në politikë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike”, tha Abdixhiku.

Eqrem Kryeziu ka ndërruar jetë sot në moshën 78-vjeçe. Ai ishte profesor universitar dhe një nga figurat e njohura të jetës politike dhe akademike në Kosovë. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram