U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, të cilin e falënderoi për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe hapat e fundit për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe zhvillim ekonomik.
Bëhet e ditur se Haxhiu theksoi rëndësinë e mbështetjes së Francës për rrugën euroatlantike të Kosovës, ndërsa ambasadorit Guérot i uroi suksese në angazhimet e tij të ardhshme.

