Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i kthjellët me temperatura të larta

Moti në Shqipëri i kthjellët me temperatura të larta

ATSH/ Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare të përqendruara kryesisht në relievet kodrinore-malore në lindje.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në relievet kodrinore-malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta.

Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër24/35Diell
Kukës19/34Diell re shi
Lezhë24/36Diell
Dibër20/35Diell re shi
Durrës24/36Diell
Tiranë26/37Diell
Elbasan25/37Diell
Berat20/37Diell
Vlorë24/34Diell
Korçë18/34Diell re
Gjirokastër19/37Diell re
Sarandë25/35Diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram