Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëVrasje e rëndë në Prizren, arrestohet bashkëshorti 81-vjeçar i viktimës

Vrasje e rëndë në Prizren, arrestohet bashkëshorti 81-vjeçar i viktimës

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën në Prizren, ndërsa bashkëshorti i saj 81-vjeçar është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Rastin e ka bërë të ditur, për RTKlive, togeri Shaqir Bytyqi nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 26 gusht 2026, rreth orës 01:30, në një shtëpi banimi në Prizren, ku është gjetur pa shenja jete gruaja me inicialet L.D., 80-vjeçare.

Në vendngjarje kanë dalë patrullat policore dhe ekipi i urgjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në shtëpi është gjetur edhe bashkëshorti i saj, B.D., rreth 81 vjeç, i cili është shoqëruar në stacionin policor.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit policorë, forenzika dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, është ngritur dyshimi për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim mjekoligjor. Ndërkaq, i dyshuari B.D. është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se, sipas evidencave të saj, çifti nuk kishte raste të mëhershme të dhunës të raportuara dhe në momentin e incidentit ndodheshin vetëm në shtëpinë e tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram