Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeVdekja e Mladiçit: Paralelja e Rreme e Narrativës Ruse

Vdekja e Mladiçit: Paralelja e Rreme e Narrativës Ruse

Me rastin e vdekjes së Gjeneral Mladiq, ka reaguar diplomacia e jashtme ruse. Deklaratat e publikuara nga diplomacia dhe zyrtarët rusë pasqyrojnë një strategji të mirëmenduar retorike që përdor narrativa gjeopolitike të njohura.Ministria e Punëve të Jashtme Ruse lëshoi ​​një deklaratë të posaçme sonte në mbrëmje, të cilën po e publikojmë të plotë:

“Sot morëm lajmin për vdekjen e gjeneralit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç. Dhjetë vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në robëri në një burg të OKB-së në Hagë, ku vuajti dënimin sipas vendimit të Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë (ICTY).

Pala ruse ksi gjithnje konsideron se gjyqi ndaj Mladiqit në Hagë dhe kushtet e paraburgimit të tij u shoqëruan me një “shpërfillje të të drejtave të tij themelore”, duke përfshirë të drejtën për shëndet dhe kujdes të përshtatshëm mjekësor. Narrativa e “Paragjykimit Anti-Serb” dhe Diskreditimi i Drejtësisë Ndërkombëtare Moska zyrtare përpiqet të paraqesë Tribunalin e Hagës (ICTY) dhe mekanizmat e tij pasues si instrumente politike “anti-serbe” ose “të NATO-s”, në vend të institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare. Duke e zhvendosur vëmendjen te kushtet shëndetësore dhe procedurat ligjore të Mladiçit, deklarata shmang qëllimisht arsyen pse ai u dënua: përgjegjësinë për genocidin e Srebrenicës, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Bosnje e Hercegovinë. Ministria ruse i shprehu ngushëllimet tona më të thella familjes dhe të dashurve të të ndjerit.”

Ambasada ruse shprehu ngushëllime për vdekjen e gjeneral Mlladiçit. Mesazhi i Ambasadës Ruse për publikun thotë:

“Me rastin e vdekjes së Gjeneral Ratko Mladić, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij.”Nënkryetari i Këshillit të Federatës – dhoma e lartë e parlamentit rus, Konstantin Kosachev, i cili po viziton Kamboxhian, deklaroi:“E ashtuquajtura Evropë e bashkuar, duke shfrytëzuar (abuzuar) angazhimin e saj ndaj vlerave njerëzore, dënoi pa mëdyshje Serbinë e atëhershme dhe Republikën Serbe të atëhershme, por hesht sikur të jetë zbutur, duke varrosur angazhimin e saj ndaj vlerave njerëzore sa më fort të jetë e mundur, në rastin e nacionalizmit famëkeq mizantropik në Ukrainë”, shkroi Kosachov në kanalin e tij në Telegram.Ai theksoi se edhe para fillimit të Operacionit Special Ushtarak, të paktën 16,000 njerëz kishin vdekur në Donbas nga duart e “trashëgimtarëve, ndjekësve, vazhduesve dhe admiruesve të nacionalistëve ukrainas”.“Do të doja që gjyqtarët që gjykuan Mlladiçin në Hagë të ktheheshin në varr ose të mallkoheshin për jetë. Nuk njoh hipokrizi dhe cinizëm më të madh në Evropë”, tha Kosachov .

Deklarata e Konstantin Kosachev tregon qartë se si memoria e luftërave në Ish-Jugosllavi instrumentalizohet për narrativën e sotme ruse. Krahasimi i rastit të Mladiçit me situatën në Donbas dhe “militarizmin/nacionalizmin në Ukrainë” shërben për të krijuar një paralele me qëllim justifikimin e pushtimit rus të Ukrainës (“Operacionit Special Ushtarak”) dhe për ta paraqitur Perëndimin si hipokrit.

Nderimi i Mladiçit si “gjigant serb” dhe ngushëllimet zyrtare synojnë të forcojnë ndikimin rus te popullata dhe faktorët politikë me prirje pro-ruse në Serbi dhe në Republikën Srpska, duke ushqyer ndjenjat e viktimizimit kolektiv.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram