Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeKosovëDibrani, takon përfaqësueset e larta të Izraelit

Dibrani, takon përfaqësueset e larta të Izraelit

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetin e Izraelit, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Zëvendësshefin e Misionit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, Mehmet Morina, sot kanë takuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael, Ambasadoren Jorezidente të Izraelit për Kosovën,  Tamar Ziv, dhe Drejtoreshën për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Irit Amitaj.

Gjatë takimit, Dibrani i ka njoftuar përfaqësueset izraelite për të arriturat e Shërbimit Korrektues të Kosovës, me theks të veçantë në avancimin e sigurisë, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e programeve rehabilituese dhe risocializuese.

Ai ka prezantuar zhvillimet dhe praktikat e reja të SHKK-së, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për ngritjen e standardeve në sistemin korrektues të Kosovës.

Në takim është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe sistemit korrektues.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram