Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet zëdhënësit të tij Stephane Dujarric, njoftoi vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladić dhe tha se dënon fuqimisht çdo mohim të krimeve të luftës dhe gjenocidit.
“Sekretari i Përgjithshëm shpreh solidaritetin e tij me viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre që vuajtën krimet për të cilat z. Mlladiç u shpall fajtor”, tha Guterres.
Ai kujtoi se vendimet e gjykatës janë përfundimtare dhe faktet e përcaktuara në mënyrë të qartë në to janë pjesë e të dhënave historike.
“Sekretari i Përgjithshëm përsërit thirrjen e tij drejtuar të gjithë atyre që janë në pozita pushteti që të përmbahen nga mohimi i seriozitetit të krimeve që janë gjykuar ligjërisht. Ai dënon fuqimisht çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si një ngjarje historike, si dhe çdo veprim që lavdëron personat e shpallur fajtorë nga gjykatat ndërkombëtare për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, përfundon mesazhi i Guterres.

