Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku për triumfin në Lojërat Mesdhetare në Taranto.
Haxhiu ka shkruar se Sadiku e fitoi finalen përballë Kristina Kuluhovës, duke siguruar medaljen e artë për Kosovën.
“Donjeta e artë. Donjeta Sadiku ia doli. Në ringun e Tarantos, përballë Kristina Kuluhovës, ajo luftoi me vendosmëri deri në fund dhe e fitoi finalen. Medalja e artë shkon për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.
Ajo ka vlerësuar punën, disiplinën dhe karakterin e Sadikut, duke theksuar se në momentet vendimtare ajo ishte më e fortë në ring.
Haxhiu ka uruar gjithashtu trajneren Mariola Sallauka, e cila, sipas saj, ka qenë pranë Sadikut gjatë gjithë rrugëtimit drejt këtij suksesi.
“Urime nga zemra Donjetës dhe Mariolës”, ka përfunduar Haxhiu.

