Kompleksi Kimik i Gazit Amur në Lindjen e Largët Ruse njoftoi sot se numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu në fillim të kësaj jave në objekt ka arritur në 15.
Në deklaratën e grupit thuhet se shtatë persona vdiqën në zjarrin e së mërkurës, gjashtë prej të cilëve ishin shtetas kinezë.Në të njëjtën kohë, njoftimi i postuar në aplikacionin Telegram thotë se nga 15 të vdekurit, 14 ishin të huaj, pa specifikuar kombësinë e tyre. Gjithashtu, 39 punëtorë janë shtruar në spital , përfshirë nëntë që u transferuan në Moskë.
Kompleksi, i cili e reklamon veten si një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të polietilenit dhe polipropilenit, është një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë ruse Sibour dhe kompanisë kineze të naftës dhe gazit Sinopec. Ai ende nuk kishte filluar operacionet dhe po përgatitej të fillonte prodhimin.
Komiteti Hetues i Rusisë njoftoi se po heton incidentin përmes këndvështrimit të një shkeljeje të mundshme të rregullave të sigurisë industriale, si dhe shkaqeve të zjarrit.
Kompleksi kimik pritet të prodhojë 2.3 milionë ton metrikë polietileni dhe 400,000 ton polipropilen çdo vit.

