PDK-së në këto aktivitete i është bashkuar edhe Aleanca. Të dyja subjektet politike kanë deklaruar se përmes këtyre aksioneve po kundërshtojnë zvarritjen e procesit të konstituimit të institucioneve të reja.
Në një aktivitet të mbajtur para ndërtesës së Qeverisë, përfaqësues të PDK-së, bashkë me asamblistët dhe aktivistët nga komunat e Shtimes dhe Fushë Kosovës, thanë se moskonstituimi i Kuvendit po ndikon drejtpërdrejt te qytetarët dhe komunat, duke penguar trajtimin e çështjeve dhe realizimin e projekteve me rëndësi.
PDK-së në këto aktivitete i është bashkuar edhe Aleanca. Të dyja subjektet politike kanë deklaruar se përmes këtyre aksioneve po kundërshtojnë zvarritjen e procesit të konstituimit të institucioneve të reja.
PDK dhe Aleanca kanë bërë të ditur se do t’i vazhdojnë aktivitetet e tyre deri në thirrjen e seancës për vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

