Friday, August 28, 2026
HomeSportDardan Cena fiton duelin e parë në Lojërat Mesdhetare `Taranto 2026`

Dardan Cena fiton duelin e parë në Lojërat Mesdhetare `Taranto 2026`

Xhudisti kosovar Dardan Cena ka nisur me fitore garimin në kategorinë deri në 81 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Cena ka mposhtur në duelin e parë spanjollin José María Mendiola Izquieta, duke avancuar në garë. Sipas shortit zyrtar të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), Cena bën pjesë në grupin A të kategorisë -81 kg.

Në çerekfinale, xhudisti kosovar do të përballet me serbin Mihajlo Simin.

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” po zhvillohen në Itali, ndërsa gara e xhudos mbahet më 28 dhe 29 gusht.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram