Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur nëse do të ketë një takim të radhës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për të gjetur një zgjidhje lidhur me emrin konsensual për presidentin e vendit, tha se për këtë do të ketë njoftim me kohë.
Kurti tha se takimi i radhës do të caktohet pasi palët të merren vesh, ndërsa shprehu shpresën se do të arrihet edhe një marrëveshje.
“Do t’ju njoftojmë me kohë, sapo të merremi vesh për takimin e radhës dhe shpresojmë edhe për marrëveshje”, ka deklaruar Kurti.

