Friday, August 28, 2026
HomeLajmeKosovëVdes një 15-vjeçar në Prizren, arrestohet 17-vjeçari

Vdes një 15-vjeçar në Prizren, arrestohet 17-vjeçari

Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është therur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës 23:45. Ekipet emergjente i kanë dhënë ndihmën e parë të miturit dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por ai nuk ka arritur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Pak më larg vendngjarjes, policia ka identifikuar dhe arrestuar një 17-vjeçar, i cili dyshohet se është i përfshirë në rast. Gjatë kontrollit, te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë, që dyshohet të jetë përdorur në incident.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, përfshirë hetuesit dhe ekipin e krim-teknikës, ndërsa rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari 17-vjeçar është ndaluar për 24 orë.

Policia ka bërë të ditur se, për shkak të moshës, as viktima dhe as i dyshuari nuk kanë pasur raste të mëhershme të regjistruara në evidencat policore.

Rasti mbetet nën hetim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram