Saturday, August 29, 2026
HomeLajmeKosovëKRU “Prishtina":Konsumatori me kyçje ilegale t`ujit kapet në flagrancë në Drenas

KRU “Prishtina”:Konsumatori me kyçje ilegale t`ujit kapet në flagrancë në Drenas

Inspektorët e KRU “Prishtina” kanë evidentuar një rast të përdorimit ilegal të ujit në komunën e Drenasit.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, inspektorët gjatë ditës së sotme kanë kapur në flagrancë një konsumator në Poklek të Ri, i cili përmes një lidhjeje ilegale përdorte ujin për ujitjen e bahçes dhe pemëve dekorative në hapësirat e banimit kolektiv.

Sipas kompanisë, lidhja ilegale është plombuar, ndërsa rasti është proceduar për në gjykatë.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se kontrollet ndaj keqpërdorimit të ujit dhe lidhjeve ilegale do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

Nga kompania u është bërë thirrje konsumatorëve që të respektojnë rregullat e furnizimit me ujë dhe të mos ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram