Për këtë recetë ju nevojiten vetëm katër përbërës bazë, pak vullnet dhe pak kohë, dhe rreth 30 minuta.
Tortillat e përgatitura në shtëpi janë shumë më të lehta për t’u bërë nga sa mund të mendoni. Kjo recetë kërkon vetëm katër përbërës bazë, pak vullnet, pak kohë dhe rreth 30 minuta. Rezultati janë tortilla të buta dhe elastike që mund t’i përdorni për të bërë tako, quesadillas, burritos ose shumë pjata të tjera me shije meksikane.
Nëse keni blerë tortilje të gatshme, kjo recetë mund t’ju habisë. Brumi përzihet , hapet dhe piqet shpejt në tigan, dhe shija e tortiljeve të bëra në shtëpi është shumë më e mirë se e çdo tortiljeje të blerë në dyqan.
Tortilla të bëra në shtëpi – përbërësit:
- 500 g miell të zakonshëm + për spërkatje
- 1 – 1 ½ lugë çaji kripë
- 400 ml ujë të nxehtë
- 60 ml vaj perimesh
Tortilla të bëra në shtëpi – përgatitje
- Në një tas të madh, përzieni miellin dhe kripën. Shtoni ujin e nxehtë dhe vajin perimesh dhe përzieni me duar derisa përbërësit të bashkohen dhe të keni një top brumi.
- Nëse brumi është ngjitës, shtoni edhe një deri në dy lugë gjelle miell.
- Transferojeni brumin në një sipërfaqe pune të spërkatur lehtë me miell dhe punojeni për disa minuta, derisa të bëhet i lëmuar dhe elastik.
- Ndani brumin në 12 pjesë të barabarta. Formoni secilën pjesë në një top dhe spërkateni lehtë me miell që të mos ngjitet.
- Rrotulloni çdo topth në një rreth shumë të hollë me një okllai. Nëse keni një makinë shtypëse për tortilla, mund ta përdorni për ta bërë edhe më të lehtë formimin. Mundohuni t’i rrotulloni tortillat sa më hollë të jetë e mundur në mënyrë që të mbeten të buta dhe të lakueshme pas pjekjes.
- Ngrohni një tigan në zjarr mesatar. Vendosni tortilën në tiganin e nxehtë dhe gatuajeni për rreth 1 minutë nga secila anë, ose derisa të shfaqen njolla të lehta kafe në sipërfaqe. Mos i teproni me gatimin pasi mund të bëhen të forta dhe të thyeshme.
- Vendosni tortillat e pjekura njëra mbi tjetrën dhe mbajini të mbuluara ose ruajini në një enë të mbyllur mirë. Kjo do t’i mbajë të buta për më gjatë.

