Tuesday, November 10, 2026
HomeLajmeKosovëJetonte i vetëm, gjendet i vdekur një burrë në Dragash

Jetonte i vetëm, gjendet i vdekur një burrë në Dragash

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Dragash.

Rasti është raportuar në Polici më 29 gusht 2026, kur një burrë ka deklaruar se babai i tij është gjetur i vdekur në shtëpi.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima është gjetur i shtrirë në krevat, pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas ankuesit, viktima kishte jetuar i vetëm në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram