Sunday, August 30, 2026
HomepafilterPDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot në Kuvend për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se po e bllokon funksionalizimin e institucioneve të Kosovës.

Ai ka deklaruar se është e papranueshme që Kurti, të cilin e ka parë më herët duke kundërshtuar institucionet, tash si përfaqësues i popullit, po e cenon rendin kushtetues.

Sipas tij, pavarësisht mbështetjes që Kurti ka marrë në zgjedhje, sipas tij, ai po ndjek skenarë politikë që po e pengojnë funksionalizimin e shtetit.

“Si rezultat i fuqisë së madhe politike që qytetari i Kosovës ia ka dhënë Albin Kurtit, po i shohim skenarët e tij politikë që në vazhdimësi me prodhu situata, të cilat e pengojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës, pavarësisht që ai ka mbërrijt edhe më 28 dhjetor, edhe më 7 qershor me marrë mbështetjen popullore dhe me e fitu pushtetin 100%”, tha Tahiri, pos tjerash.

Edhe deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për bllokim të Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës.

Ramadani tha se, sipas tij, Vetëvendosje tashmë nuk po e fsheh bllokadën dhe as nuk po përpiqet ta arsyetojë atë.

“Edhe sot, sikurse ato ditë, me sinqeritet po e konstatojmë bllokadën e re të Kuvendit të Kosovës, të shtetit të Kosovës. Dhe ata tashmë as nuk po e fshehin që janë bllokuesit”, tha pos tjerash Ramadani.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram