Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po mban takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i hapte rrugë formimit të institucioneve.
Takimi është duke u mbajtur tash në ambientet e Kuvendit. Kurti para mediave ka thënë se të dyja palët e kanë vullnetin e mirë dhe mundësitë reale për arritjen e pajtueshmërisë për çështjen e presidentit.
“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara siç po e shihni dhe urojmë të mbërrijmë në një marrëveshje”, ka thënë ai.

