Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, të pranishme kryesisht përgjatë zonave malore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°C, ndërsa temperaturat maksimale ndërmjet 29 dhe 34°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Moti gjatë kësaj jave në Kosovë do të jetë kryesisht me diell e vranësira të pakta. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 34 gradë celsius.

