Monday, September 21, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me temperatura deri në 37 gradë Celsius

Moti në Shqipëri me temperatura deri në 37 gradë Celsius

/ATSH/ Vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot moti parashikohet i kthjellët, me vranësira mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në relievet malore në lindje nga orët e mesditës, deri ato të pasdites.

Në momentin e vranësirave të dendura në relievet malore në lindje priten reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Prezencë e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër22/36Diell re
Kukës19/35Diell re shi
Lezhë21/36Diell re
Dibër19/35Diell re shi
Durrës23/35Diell pak re
Tiranë24/36Diell pak re
Elbasan25/37Diell re
Berat20/37Diell re
Vlorë22/34Diell re
Korçë19/34Diell re shi
Gjirokastër20/37Diell re
Sarandë24/35Diell pak re
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram