Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me ata të Aleancës, ka vazhduar edhe sot aksionin para Qeverisë së Kosovës.
Në aksion janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë nga Komuna e Drenasit.
PDK-ja dhe Aleanca kanë zhvilluar aksione të ngjashme edhe ditëve të kaluara, duke kërkuar thirrjen e seancës së Kuvendit dhe konstituimin e institucioneve të Kosovës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të hënën, arritën marrëveshje që për president konsensual të votohej Bekim Sejdiu. Megjithatë, dje pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së u bë e ditur se ka mospajtime dhe se gjashtë deputetë të këtij subjekti (Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri) nuk do ta mbështesin kandidaturën e Sejdiut, duke e pamundësuar kësisoj numrin e nevojshëm të votave për zgjedhjen e presidentit të ri.

