Një këmbësor ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Komunën e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

