Partia Demokratike e Kosovës së bashku me Aleancën kanë bërë sërish thirrje për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se LVV pavarësisht që ka shumicën parlamentare, po bllokon Kosovën duke mos vazhduar me proceset politike.
“Kushtetuta e Kosovës nuk është statuti i Lëvizjes Vetëvendosje, as nuk mund të imponohet si rregull e përgjithshme e shoqërisë. Kushtetuta e Kosovës është akti më i lartë juridik dhe ashtu duhet të mbetet, dhe prandaj ne kemi ardhur sërish në vazhdimin e seancës konstituive për të shprehur qëndrimet tona. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë gjatë krejt vitit 2025 të një bllokade të paparë në këtë Kuvend, ku partia që nuk kishte shumicën për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit vinte dhe propozonte çdo 48 orë. Sot, të nderuar deputetë, partia që ka shumicën nuk vjen me propozua emra. Logjika është e njëjtë: me e blloku Kosovën. Edhe imagjinojeni, nuk i kishte votat, vinte me propozua. Sot që i ka votat, nuk vjen me propozua fare”, tha ai.
Ai më tej tha se afatet kushtetuese janë pjesë thelbësore e çdo norme, dhe si të tilla duhen respektuar.
“Ky Kuvend është modeli i përsosur për krejt shoqërinë kosovare. Kur këtu nuk respektohen afatet, si mund të presim që një shoqëri mund të funksionojë si shoqëri e bazuar në ligj dhe në rregulla?”, deklaroi ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Gruda tha se Kushtetuta ekziston për të kornizuar pushtetin dhe se

