Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar sërish konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën aktuale si krizë shtetërore.
Sipas PDK-së, sot shënohet dita e 27-të e asaj që kjo parti e quan “përmbysje të rendit kushtetues”.
Në një deklaratë publike, PDK ka kërkuar përfundimin e krizës, duke ia atribuar përgjegjësinë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit dhe përfundimin e krizës shtetërore të shkaktuar nga Albin Kurti”, thuhet në deklaratën e partisë.
PDK u ka bërë thirrje të gjithë atyre që mbështesin demokracinë, rendin kushtetues dhe funksionimin normal të institucioneve që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit.
“E kush është për demokraci, rend kushtetues dhe funksionim normal të shtetit, i presim sot në sallën e Kuvendit, në orën 11:00. PDK do të jetë aty!”, thekson PDK.

