Hyzri Salihu
Një armik i vazhdueshëm, i ushqyer dhe nxitur më djallëzi nga filozofia lindore e shkatërrimit dhe asgjësimit të popullit shqiptar dhe interesave të tij.
Lufta kundër blerjes së influencave brenda politikës shqiptare, është lufta më e egër, të cilën populli shqiptar duhet ta fitojë me çdo kusht për mbijetesën e tij.
Ku e gjejnë veten politika, shtetet shqiptare dhe kombi brenda strategjisë armiqësore antishqiptare dhe a ekzistojnë studime shkencore mbi shkaqet, pasojat dhe rrugëzgjidhjet për kapërcimin e situatës historike?
Të ç’rrënjosim me çdo mjet dhe me çdo çmim frymën antishqiptare të nostalgjisë mbi të kaluarën komunisto-titiste me ndikime ideologjike mbi jetën tonë.
Mbi popullin shqiptar synohet të nxitet përçarja e brendshme dhe armiqësia me aleatët strategjikë, si etapa e parë e veprimit hibrid.
Armiqtë e kombit shqiptar nxisin përpunimin e mendimit politik kundër demokracisë perëndimore përmes sistemit agjenturor dhe mediatik.
Shërbimet inteligjente të Lindjes punojnë për blerjen e influencave brenda politikës shqiptare, përmes mediave, propogandës dhe kompromentimit të politikanëve dhe këshilltarëve politik shqiptar.
Ato synojnë këshillimin politik të tyre kundër miqësisë së popullit shqiptar me SHBA, strukturave të NATO dhe BE. Një problem delikat për të cilin Strategjia Kombëtare nuk është e përgatitur ta përballojë.
Nën ndikimin e efekteve të globalizimit në rajon dhe shtetet shqiptare, të mbështetura nga teknologjia dhe informacioni, strukturat jo-shtetërore dhe jo-profesioniste (pa uniformë ushtarake) janë kthyer në rrezik serioz kundër sigurisë dhe sovranitetit.
Ato shfaqin egërsi dhe rrëzikshmëri të lartë përballë strukturave shqiptare të sigurisë.
Format hibride ushtrojnë presion mbi politikën, ekonominë, ushtrinë, kulturën, diplomacinë dhe besimet fetare, duke i mbivendosur këto mbi njera-tjetrën me forma të reja lufte të hapur dhe të fshehtë përmes dezëinformacionit, luftës financiare, tregëtare, psikologjike, të cilat në fund të fundit në planet e tyre të goditjes, arrijnë të kombinojnë nivelet e konflikteve të brendshme në një pikë; destabilizimin dhe kapitullimin e shtetit.

