Në moshën 60-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Mustafë Krasniqi. Ai ishte aktivist i hershëm i çështjes kombëtare, pjesëmarrës në demonstratat e viteve ‘80 dhe kontribuues në proceset që çuan drejt çlirimit të Kosovës.
Ai ishte bashkëveprimtar i heronjve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, e Xhavit Haziri. Ai ishte edhe poet,shkrimtar dhe mësues i gjuhës shqipe, ndërsa një pjesë të veprimtarisë së tij e zhvilloi në mërgatë, në organizimin e arsimit dhe ruajtjen e gjuhës e kulturës shqiptare.
Për nder të tij, në Obiliq u mbajt sot Akademia përkujtimore, ndërsa u varros me nderime e përcjellë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Telegrame ngushëllimi për familjen, ndër të tjerë, ka dërguar edhe presidenti i Shqipërisë, Barjam Begaj.

