Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.
Sipas njoftimit të Presidencës, Haxhiu i uroi ambasadorit Huchet mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në misionin e tij diplomatik, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Kosova e çmon lart miqësinë dhe mbështetjen e Francës, si gjatë periudhës së luftës, ashtu edhe në vitet e shtetndërtimit”, ka thënë Haxhiu.
Në takim është diskutuar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit politik, ekonomik, të sigurisë, arsimit dhe kulturës, veçanërisht pas marrëveshjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Haxhiu ka deklaruar se do të ofrojë bashkëpunim të plotë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Francës.

