Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chuck Grassley dhe kongresmeni Keith Self folën për funeralin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq.Ata publikuan një deklaratë të përbashkët në të cilën dërguan një mesazh të ashpër dhe theksuan se Mlladiç ishte arkitekti i gjenocidit në Srebrenicë.
“Ratko Mladiç ishte një kriminel lufte dhe arkitekt i gjenocidit në Srebrenicë, në të cilin u vranë më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë. Forcat e tij ishin gjithashtu përgjegjëse për rrethimin gati katërvjeçar të Sarajevës, një nga më të gjatët në historinë moderne. Së bashku, veprimet e tij përfaqësojnë disa nga krimet më çnjerëzore të kryera në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore”, deklaruan ata.
Ata theksojnë se është thellësisht shqetësuese që Serbia njoftoi se Mladiç do të varrosej me nderime shtetërore dhe ushtarake, dhe se Milorad Dodik e cilësoi Mladiçin si një “luftëtar për lirinë serbe”.
“Përpara funeralit të hënën, i bëjmë thirrje Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës Srpska që të përmbahen nga çdo lidhje me ceremonitë e planifikuara dhe të sigurohen që asnjë deklaratë publike apo akt zyrtar të mos e nderojë Mlladiçin si diçka tjetër përveç asaj që ai ishte: arkitekti i dënuar i gjenocidit. Ditët në vijim do të jenë një provë nëse Serbia dhe Republika Srpska janë të gatshme të ndahen me të kaluarën dhe të ecin përpara drejt anëtarësimit në BE dhe integrimit euroatlantik, apo nëse do të lejojnë që e kaluara të pengojë përsëri një të ardhme më të mirë për popujt e tyre”, përfunduan ata.

