Policia e Kosovës ka konfiskuar pesë furgona dhe një kamion në Ferizaj, të cilët dyshohet se transportonin dru pa dokumentacion të rregullt.
Veprimi është ndërmarrë në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”, me qëllim parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të kundërligjshëm të masës drusore.
Për rastet janë njoftuar zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pylltarisë së Kosovës, ndërsa masa drusore është konfiskuar.
Policia ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë kontrollet dhe veprimet operative për mbrojtjen e pasurisë pyjore.

