Tuesday, September 8, 2026
HomeLajmeRama: Shqipëria bën kërcim të jashtëzakonshëm në PISA 2025

Rama: Shqipëria bën kërcim të jashtëzakonshëm në PISA 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të PISA 2025, duke i cilësuar ato si një ditë krenarie për arsimin kombëtar.

Rama ka theksuar përmirësimin e ndjeshëm të nxënësve shqiptarë në të tri fushat e vlerësimit. Sipas tij, Shqipëria ka shënuar 65 pikë më shumë në matematikë, 59 pikë më shumë në shkencë dhe 50 pikë më shumë në lexim.

Në reagimin e tij, Rama ka veçuar rezultatet në matematikë dhe shkencë, ku sipas tij, Shqipëria kryeson renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri e ka cilësuar këtë rezultat si dëshmi se sistemi arsimor shqiptar po ecën në drejtimin e duhur, duke theksuar kontributin e mësuesve, nxënësve dhe prindërve.

“Ky rezultat nuk është fundi i rrugës, po prova se rruga ka ndryshuar”, ka shkruar Rama.

Ai ka shtuar se investimi në arsim dhe në zhvillimin e kapaciteteve të nxënësve po u mundëson fëmijëve shqiptarë të përballen me standardet ndërkombëtare dhe të konkurrojnë me nxënësit e vendeve të tjera.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram