Tuesday, September 8, 2026
HomeLajmeKosovëSot ndalohet hyrje-dalja dhe parkimi i automjeteve në Kuvend dhe Presidencë

Sot ndalohet hyrje-dalja dhe parkimi i automjeteve në Kuvend dhe Presidencë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, 8 shtator, nuk do të lejohet hyrja, dalja dhe parkimi i automjeteve në hapësirat e parkingjeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Presidencës, me përjashtim të veturave zyrtare të Kuvendit dhe Zyrës së Presidentes.

Sipas Policisë, vendimi është marrë pas një kërkese zyrtare nga Drejtoria e Shërbimeve Teknike të Kuvendit, e cila ka kërkuar kufizimin e qarkullimit të automjeteve për shkak të pastrimit të oborrit dhe hapësirave të parkingjeve me mekanizëm adekuat.

Policia ka bërë të ditur se ky kufizim vlen vetëm për 8 shtatorin, ndërsa në ditët në vijim pritet të rikthehen procedurat e rregullta për hyrje-daljet dhe parkimin e personave të autorizuar.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese”, thuhet në njoftimin e PK-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram