Wednesday, September 9, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla: Propozimi i Listës Serbe është ‘skandaloz dhe i papranueshëm’

Gërvalla: Propozimi i Listës Serbe është ‘skandaloz dhe i papranueshëm’

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e ka cilësuar propozimin si të papranueshëm, duke kundërshtuar mënyrën e përfaqësimit të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

“Propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është skandaloz dhe i papranueshëm. Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, ka shkruar Gërvalla.

Deklarata e saj vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës po zhvillon procedurat për konstituimin e institucioneve të reja.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram