Wednesday, September 9, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i kthjellët, vranësira në orët e mesditës

Moti në Shqipëri i kthjellët, vranësira në orët e mesditës

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore këto vranësira do të pasohen nga reshje të izoluara shiu me intensitet të ultë.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram