Friday, September 11, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu: Kosova nuk e harron mbështetjen e Zvicrës

Haxhiu: Kosova nuk e harron mbështetjen e Zvicrës

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sonte në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, duke vlerësuar marrëdhëniet e veçanta mes Kosovës dhe Zvicrës.

Në fjalën e saj, Haxhiu theksoi se dy vendet ndër vite kanë ndërtuar lidhje të forta, të bazuara në miqësi, bashkëpunim dhe, mbi të gjitha, në lidhjet mes njerëzve.

Ajo tha se për shumë familje në Kosovë, Zvicra prej kohësh është pjesë e jetës së përditshme, pasi atje jetojnë shumë familjarë e miq nga Kosova, ndërsa në Zvicër janë rritur edhe breza të tërë që vazhdojnë ta ruajnë lidhjen me vendlindjen.

“Kosova nuk e harron mbështetjen e Zvicrës në vitet më të vështira të historisë sonë”, tha Haxhiu, duke vlerësuar gjithashtu kontributin e vazhdueshëm të Zvicrës në ndërtimin e institucioneve, zhvillimin e vendit dhe përkrahjen e qytetarëve të Kosovës.

Sipas saj, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve sot shtrihet në fusha të ndryshme, përfshirë politikën, sigurinë, arsimin, ekonominë dhe kulturën.

Haxhiu veçoi edhe kontributin e shqiptarëve nga Kosova në shoqërinë zvicerane. Ajo përmendi futbollin si një nga shembujt më të dukshëm, por theksoi se kontributi i komunitetit shqiptar është i pranishëm edhe në politikë, shkencë dhe fusha të tjera.

Në këtë kontekst, ajo përmendi Ylfete Fanajn dhe Ardian Jusufin si shembuj të njerëzve me prejardhje nga Kosova që sot janë pjesë aktive e zhvillimit të Zvicrës.

Haxhiu shprehu krenarinë për këto histori dhe mirënjohjen ndaj Zvicrës, duke theksuar se shumë qytetarë nga Kosova atje kanë gjetur siguri, kanë ndërtuar jetën e tyre dhe janë bërë pjesë e rëndësishme e shoqërisë zvicerane.

“Popullit zviceran i urova paqe, mirëqenie dhe shëndet, ndërsa miqtë tanë zviceranë në Kosovë i falënderova për miqësinë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit tonë”, ka thënë ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram