/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme.
Motit parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzim në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

