Sunday, September 13, 2026
HomeLajmeKosovëApeli liron nga akuzat Çekun dhe 9 të dënuarit e tjerë në...

Apeli liron nga akuzat Çekun dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Gjykata e Apelit e Kosovës ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës në rastin ndaj ish-anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të veteranëve të UÇK-së.

Sipas aktgjykimit, Apeli ka aprovuar ankesat e mbrojtjes dhe ka liruar nga akuza Agim Çekun, Sadik Halitjahn, Shkumbin Demaliajn, Qelë Gashin, Shukri Bujën, Ahmet Dakun, Rrustem Berishën, Faik Fazliun, Fadil Shurdhajn dhe Xhavit Jasharin.

Gjykata ka vlerësuar se nuk është provuar se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, për të cilën akuzoheshin lidhur me procesin e verifikimit dhe kategorizimit të veteranëve.

Vendimi është marrë pas ankesave të mbrojtjes dhe shqyrtimit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore të 12 shtatorit 2025.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram