Në 28-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Xhevat Sejfijaj, Sadri Vishaj dhe Shpëtim Bobi, në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan është përkujtuar dhe nderuar vepra e tyre në shërbim të lirisë së Kosovës.
Xhafer Sejfijaj, bashkëluftëtar dhe vëlla i dëshmorit Xhevat Sejfijaj, tha se ata e dhanë jetën për lirinë që gëzohet sot, ndaj kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët.
Ndërsa Sabit Vishaj, familjar dhe bashkëluftëtar i Sadri Vishajt, tha se dhimbja për të bëhet edhe më e madhe, pasi 28 vjet pas rënies së tij ende nuk është gjetur trupi.
Dëshmorët Xhevat Sejfijaj, Sadri Vishaj dhe Shpëtim Bobi ranë më 11 shtator 1998 në Bjeshkën e Belegut, në një nga përballjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat serbe.


