Friday, September 11, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i kthjellët, zhvillim vranësirash në mesditë

Moti në Shqipëri i kthjellët, zhvillim vranësirash në mesditë

ATSH/ Edhe ditën e premte vendi ynë do të mbetet në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram