Saturday, September 12, 2026
HomeLajmeKosovëPrishtina hap dyert për pjesëmarrësit e “Marshit për Liri”

Prishtina hap dyert për pjesëmarrësit e “Marshit për Liri”

Prishtina sot do të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të “Marshit për Liri”, ndërsa Komuna ka marrë masa për t’ua lehtësuar pjesëmarrjen qytetarëve.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se transporti urban në kryeqytet do të jetë falas gjatë ditës së sotme. Po ashtu, parkingu te “Pallati i Rinisë” do të ofrohet pa pagesë për qytetarët dhe pjesëmarrësit.

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen aktivitetit, duke theksuar se Prishtina mbetet, sipas tij, një hapësirë e dinjitetit dhe e zërit për drejtësi.

“Kryeqyteti gjithmonë do të mbetet shtëpia e dinjitetit dhe e zërit për drejtësi. Sot, transporti urban në Kryeqytet është FALAS! Parkingu te Pallati i Rinisë, Falas!”, ka shkruar Rama.

Njoftimi për transportin dhe parkingun falas vjen në kuadër të organizimit të sotëm, ku pritet pjesëmarrje e qytetarëve nga pjesë të ndryshme të Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram