Sunday, September 13, 2026
HomeLajmeKosovëGjendet i vdekur një person në Ferizaj, dyshohet se kishte shenja dhune

Gjendet i vdekur një person në Ferizaj, dyshohet se kishte shenja dhune

Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj, ndërsa në trupin e tij dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 12 shtator 2026, në ora 21:18, njësiti policor, pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Atje është gjetur pa shenja jete një person, në trupin e të cilit dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram