Monday, September 14, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i kthjellët, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Moti në Shqipëri i kthjellët, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e hënë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mbizotërim të motit
të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare por kalimtare, përgjatë maleve.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 13 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram