Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 24°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
IHMK-ja njofton se kushtet biometeorologjike sot do të jenë kryesisht të favorshme. Temperaturat e ulëta në orët e mëngjesit mund të sjellin ndjesi freskie, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë më i përshtatshëm për aktivitete në ambient të hapur.
Indeksi i rrezatimit ultraviolet do të jetë kryesisht në nivel të moderuar, me vlera më të larta rreth mesditës.
Sipas parashikimit për ditët në vijim, të martën mund të ketë riga shiu në disa pjesë të vendit, ndërsa nga e mërkura temperaturat pritet të rriten gradualisht, duke arritur deri në 29°C të enjten.

