Tuesday, September 15, 2026
HomeLajmeKosovë71 aksidente dhe 2143 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

71 aksidente dhe 2143 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë  nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 35 aksidente me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2143 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 13 persona, 8 i ka dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje dënimi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram