Wednesday, September 16, 2026
HomeLajmeKosovëBogujevci e Pacolli takohen me “Young Global Leaders” në Bibliotekën Kombëtare

Bogujevci e Pacolli takohen me “Young Global Leaders” në Bibliotekën Kombëtare

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me ministren Fitore Pacolli, kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të forumit ndërkombëtar “Young Global Leaders”, i cili u mbajt në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi potencialin e Kosovës në fushën e kulturës dhe turizmit, si dhe për mundësitë e krijimit të urave të reja të bashkëpunimit dhe lidhjes me rrjete të ndryshme ndërkombëtare.

Ministrja Bogujevci ka vlerësuar se takime të këtij niveli përbëjnë gjithmonë një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e ideve e përvojave, si dhe për promovimin e Kosovës përtej kufijve të saj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram